Loading…

Deklarata e Ramës për islamin, Berisha: Nuk bindet BE me kërcënime

  • 28/04/2018 | 18:23

Deklarata e Ramës për islamin, Berisha: Nuk bindet BE me kërcënime

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka cilësuar antishqiptare deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se nëse nuk hapen negociatat Shqipëria rrezikohet nga radikalizmi islam.

Sipas tij nuk ka gjë më antishqiptare se kjo deklaratë. Këtë deklaratë Berisha e bëri gjatë emisionit ‘Kjo javë’ në News24.

‘Unë e kam vlerësuar dhe jam për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, jo se Shqipëria ka plotësuar kushtet, ka realizuar reformat e përcaktuara, por sepse procesi i negocimit është një proces i rreptë mbikëqyrjeje, duke pasur parasysh se kemi një qeveri që është gati të rrëshkasë mbrapsh.

E konsideroj tërësisht antishqiptare deklaratën e Edi Ramës për të trembur BE-në me besimin mysliman. Nuk është fare e vërtetë të mendosh se feja e shqiptarëve është europianizmi, shqiptarët kanë fenë e tyre, vokacioni i shqiptarëve është europizmi. Të bësh gogol fenë e kombit tënd është antishqiptare’, deklaroi Berisha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë