Loading…

Deklarata skandaloze për Kosovën e presidentit kroat, kryeministri: Askush nuk e ka aneksuar, është e pavarur

  • 30/01/2023 | 20:18

Deklarata skandaloze për Kosovën e presidentit kroat, kryeministri: Askush nuk e ka aneksuar, është e pavarur

Deklarata e presidentit kontravers kroat, Zoran Milanoviq, se ”perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë“, është kritikuar në opinion publik në Kroaci.


Së fundmi ka reaguar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq i cili ka thënë se Kroacia e ka njohur Kosovën dhe se është shtet sovran.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, tha kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kreu i ekzekutivit kroat ka thënë se presidenti po e turpëron Kroacinë me deklaratat e tij.

Por shton se “për fat të mirë miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet mike e dinë se çfarë ndodhë në Kroaci dhe cilat janë qëndrimet e kujt”.

Milanoviq është shndërruar në “hero” nëpër mediat serbe. Ai njihet për diskursin e tij pro-rus.

Deklarata e tij se ”Kosova është aneksuar“ po cilësohet si skandal diplomatik. /Express

‘Kosova është marrë nga Serbia’, tha presidenti kroat: I reagon deputetja shqiptare në Kroaci

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë