27. 5% është shkalla e papunësisë në Kosovë, ku numrin më të madh të të papunëve e përbëjnë femrat me 32. 3%, ndërsa meshkujt me 26.0%.
Kështu flasin të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës për tremujorin e tretë të vitit të kaluar.
Pavarësisht këtyre shifrave, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është i bindur se papunësia është më e ulët se sa që figuron.
E, deklarata e Mustafës, nga opozita po cilësohet si fushatë elektorale dhe nuk përkon fare me realitetin.
Bali Muharremi, anëtar i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa nga AAK-ja, thotë se nuk është realizuar asnjë premtim i fushatës parazgjedhore për krijimin e vendeve të reja të punës.
Në mbrojtje të Mustafës ka dalë Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik nga LDK-ja.