Loading…

Deklaratat e merzitshme të Mustafës dhe Kurtit: ‘Nuk varet nga unë marrëveshja’

  • 28/01/2020 | 10:52

Deklaratat e merzitshme të Mustafës dhe Kurtit: ‘Nuk varet nga unë marrëveshja’

Edhe sot vazhdoi drama e takimeve të Vetëvendosjes dhe LDK’së, ku për dallim nga ditët e tjera sot në takim ishin edhe ambasadorët e QUINT’it, mirëpo pas përfundimit të takimit të parët e partive fituese të zgjedhjeve thanë se marrëveshja nuk varet nga ta, deklaratë kjo e merzitshme nga palët, pasi që lind pyetja nëse nga asnjëri atëherë nga kush, shkruan Gazeta Metro.


Isa Mustafa tha se LDK’ja mbetet te propozimi i 8 janarit, ku kërkon kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Presidentin dhe 5 ministri, duke nënvizuar se tash i takon Kurtit të vendos, duke larguar nga vetja përgjegjësinë e dështimit të një marrëveshjeje.

“…si LDK ne jemi të bindur që zgjidhja që kemi ofruar kohën e fundit, është një zgjidhje e cila kontribuon marrëveshjes qeverisëse, që balancon mbi suazat e votës së qytetarëve dhe besimit të qytetarëve që kemi marrë në 6 tetorin e vitit të kaluar, ne jemi shprehur të hapur nëse VV’jai pranon kushtet tona për bashkëqeverisje në çdo moment jemi të hapur për bashkëqeverisje, do të jetë një marrëveshje që i kontribuon vendit”, ka thënë Mustafa.

Mirëpo, edhe Kurti e tha të njëjtën për marrëveshjen që s’po e arrijnë tash e tre muaj.

Kurti pas takimit që zgjati tri orë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes ka deklaruar për media se ka pasur interesim dhe gatishëmri që të formohet koalicioni, por sipas tij nuk mund të ketë koalicion me përafrim të njëanshëm.

“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë, që oferta e fundit e LDK’së ka qenë që VV’ja të heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit, të cilin e mori më 26 dhjetor Glauk Konjufca, dhe në momentin e përzgjedhjes së presidentit pas një viti, LDK’ja të marrë postin e presidentit e kryeparlamentarin t’ia kthejë VV’së.

Kjo nuk është pranuar nga VV’ja që në këmbim të pozitës së kryeparlamentarit u raportua se i ka ofruar LDK’së një ministri më shumë../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë