Loading…

Deklarohet Vjosa Osmani pas takimit me Lajcak

  • 25/11/2021 | 20:20

Deklarohet Vjosa Osmani pas takimit me Lajcak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me Miroslav Lajcak, ku në qendër të vëmendjes ka qenë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Osmani është shprehur se epilogu i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjellë.


Osmani theksoi se suksesi i këtij procesi nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por edhe gjithë rajonin. Ajo konfirmoi edhe njëherë se Kosova mbetet palë e përkushtuar dhe konstruktive në dialog. Në veçanti, ajo theksoi nevojën për përçim të qartë të mesazhit se epilogu i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Presidentja theksoi po ashtu urgjencën e adresimit të tendencave destabilizuese në rajon, duke potencuar se zhvillimet e fundit në rajon nuk mund të shihen vetëm nga prizmi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, por si një kundërvënie e drejtpërdrejt ndaj vlerave, të cilat i përfaqëson BE dhe shoqëritë demokratike.

Ndërsa Lajçak ka vënë theks te nevoja për aktivizim të BE-së në rritjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe konfirmimin e së ardhmes evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut, derisa potencoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për BE.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë