Loading…

Dekonspirohet rrjeti i spiunazhit rus në Kosovë (Foto)

  • 18/01/2017 | 23:06

Dekonspirohet rrjeti i spiunazhit rus në Kosovë (Foto)

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka siguruar të dhëna, të cilat ishin bërë publike në fund të vitit 2016, se në Kosovë ka një rrjet të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të inteligjencës së Federatës Ruse, të cilët udhëhiqen nga Dragana Trifkoviq, e cila dyshohet se është agjente e nivelit të lartë.


Trifkoviq është është drejtore e Qendrës për Studime Gjeostrategjike dhe njëkohësisht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillim. Njëkohësisht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska Stranka Srbije), e themeluar nga Vojisllav Koshtunica.

Ajo në zgjedhjet e fundit në Serbi ka qenë e 14-ta në listën për deputetë, gjersa koalicioni me të cilin ka konkuruar i ka fituar vetëm 13 mandate. Në kuadër të veprimtarisë së saj kundër Republikës së Kosovës, Trifkoviq ka rrjet shumë të gjerë bashkëpunëtorësh të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në shumë shtete perëndimore.

Ajo është ndër kultivueset më të mëdha të propagandës që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në medie e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel. AKI ka evidentuar raste kur ajo e ka vizituar Kosovën, por në të gjitha rastet asnjëherë nuk është regjistruar në kufi, qoftë në pikat veriore 31 dhe 1, qoftë në Merdar.

spiunia3

Në vitin 2014, së bashku me një shtetas gjerman, me profesion gazetar, ka vizituar disa qytete në Kosovë (Mitrovicën Veriore, Rahovecin, Pejën, Prizrenin), duke krijuar kontakte të reja dhe njëkohësisht duke krijuar propagandë në mediet gjermane kundër Kosovës dhe liderëve të saj.

spiunia8

Një rast shqetësues për Kosovën, është dyshimi se ajo mund të ketë rekrutuar njerëz të strukturave të larta të Listës “Srpska” e të cilët janë të përfaqësues në institucionet e Kosovës. Në kuadër të bashkëpunëtorëve më të mëdhenj të Trifkoviq janë ushtarakë e kuadra të shërbimeve serbe të inteligjencës të cilët kanë vepruar në Kosovë para vitit 1999, e të cilët kanë qenë në maja të atyre strukturave, siç është rasti i kolonel Lubinko Gjurkoviqit – komandant i forcave serbe në Koshare, pastaj Sllavko Nikiqit – pjesëtar i RDB-së, Marko Jakshiqit dhe Slavisha Ristiqit – liderë të nacionalistëve serbë në komunat veriore, Zvonko Mihajlloviqit – lider i strukturave radikale serbe në Shterpcë, Bozhidar Delliq – gjeneral serb i lindur në Gjakovë dhe B.N. gazetar serb i njohur në Kosovë.

spiunia7

AKI ka të dhëna se personi në fjalë është e martuar dhe posedon njohuri për familjen e saj, megjithëse këtë e mban shumë të fshehtë. Familja e ngushtë e saj jeton në Moskë, ku vet e kalon një pjesë të madhe të kohës. Përveç veprimtarisë së saj e cila dëmton rëndë Republikën e Kosovës, AKI ka në dispozicion prova të tjera të cilat e rrisin dyshimin e bazuar se ajo është pjesë e shërbime ruse të inteligjencës.

spiunia6

Trifkoviq ka qenë e angazhuar, tërthortë apo direkt, edhe në nxitjen e pjesëmarrjes së serbëve në kuadër të forcave separatiste proruse në Ukrainë dhe ka raport shumë të mira me shumë prej vullnetarëve serbë atje. Madje, ajo vet ka qenë e pranishme në vijat e frontit në Ukrainë. Për këtë ajo është akuzuar si spiune edhe nga qeveria e Ukrainës.

spiunia5

Përfundimisht, një rrjet i bashkëpunëtorëve të mundshëm të saj ka ndërhyrë edhe në Malin e zi, me 16 tetor 2016, ne ditën e zgjedhjeve parlamentare, ku Aleksandar Sinxhelliq së bashku me ish-komandantin e xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiqin, u akuzuan për grushtshtet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë