Besian Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme, me të cilin janë ndaluar çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe çdo veprim i Kuvendit të Kosovës deri më 31 mars, transmeton Gazeta Metro.
Mustafa ka kërkuar që Vetëvendosje të sqarojë qëndrimin e saj, duke ironizuar pretendimet e kaluara të kësaj partie mbi Gjykatën Kushtetuese.
“A na tregon VV tash a është Gjykata Kushtetuese “e kapur nga opozita”? A është ai gjyqtari serb ende rrezik për sigurinë kombëtare? Apo tash që po i pëlqen ky vendim VV-së, Gjykata është krejt në rregull dhe ai serbi është burrë i mirë?”, shkroi ai.
Deputeti i LDK-së theksoi nevojën për qartësi dhe transparencë në qëndrimet e partive politike ndaj institucioneve të shtetit, veçanërisht kur vendimet e Kushtetueses ndikojnë në funksionimin e Kuvendit dhe politikën e vendit./gazetametro.net