Loading…
Del nga burgu trashëgimtari i ‘Coca-Cola’: Kjo është shuma e parave që pagoi për t’u liruar
  • 15/05/2019 | 14:35

Del nga burgu trashëgimtari i ‘Coca-Cola’: Kjo është shuma e parave që pagoi për t’u liruar

Trashëgimtari i ‘Coca-Cola’, Alkiviades ‘Alki’ David, i cili u arrestua dje pasi iu gjetën 5000 bimë të kanabisit në jaht, është liruar sot me kusht ku ka paguar rreth 300.000 dollarë, transmeton Gazeta Metro.


Daily Mail njofton se David është liruar sot me kusht, dhe për këtë ka paguar një shumë të lartë parash, që besohet të jetë rreth 300.000 dollarë.

Ndryshe, dje në jahtin e tij privat u gjetën rreth 5000 bimë të mbjellura të kanabisit, si dhe shumë produkte të tjera të cilat prodhohen nga kjo drogë.

I njohur si ‘Alki’, ai është trashëgimtari i grupit Leventis-David, që mbulon shpërndarjen Coca-Colas në Evropë, si një prej kompanive më të mëdha në këtë kontinent.

Madje, thuhet se ai ka një pasuri prej 2.8 miliardë dollarësh, duke u bërë kështu një prej njerëzve më të pasur në Evropë./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë