Një objekt i pa identifikuar në formë trekëndëshe dhe me ngjyrë të zezë është parë përmbi një baze ushtarake në Kalifornia të SHBA. Objekti është inçizuar dhe 50 marinsë amerikan kanë qenë dëshmitarë në ngjarjen e vitit 2021, transmeton Gazeta Metro.
Një fotografi e bërë nga një oficer në Kampin Wilson në Twentynine Palms në prill të 2021 tregon objektin në formë trekëndëshe me drita në qyshet e saj i cili sipas dëshmitarëve ka fluturuar për rreth 10 minuta, raporton gazeta britanike Daily Mail.
Video tregon dritat nga objekti i cili sipas marinsave ishte mjet fluturues i pa njohur gjatë orës 8 të mbrëmjes.
Një video tregon teksa trupat amerikane gjuajnë me armë ndriçuese që ta shohin objektin e pa identifikuar më qartë. Mirëpo para se të arrinin ta ndriçonin objektin ai u zhduk pa lënë gjurmë.
Marinsat kanë thënë se disa kamionë dhe helikopterë ushtarakë kanë nxituar tek vendi i ngjarjes./gazetametro.net
Black ‘half-football-field-sized’ triangular UFO is seen hovering over Camp Wilson (California)
for 10 minutes before vanishing in dramatic footage taken by Marines in 2021. #UFOtwitter #UAPtwitterStory: https://t.co/0lo8xzSct9 pic.twitter.com/ZAitSq9MJy
— RAEFOS (@RAEFOSnet) May 23, 2023