Loading…

Del rezultati i autopsisë: Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Naya Rivera

  • 15/07/2020 | 14:31

Del rezultati i autopsisë: Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores Naya Rivera

Aktorja e njohur Naya Rivera ndërroi jetë disa ditë më parë dhe pas një kërkimi të gjatë, trupi i saj i pajetë u gjet në liqen ditën e hënë. Autoritetet kanë bërë autopsinë dhe ka rezultuar se shkak i vdekjes ishte mbytja aksidentale.


“Shkaku i vdekjes është mbytja, dhe mënyra e ndërrimit të jetës është aksident,” tha ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Ventura. 33-vjeçarja humbi gjurmët të mërkurën, pasi vendosi të bënte një xhiro me varkë me të birin 4-vjeçar.

Departamenti i Sherifit të Ventura-s publikoi pamjet të enjten, që tregonin momentin e mbërritjes së 33-vjeçares dhe djalit të saj 4-vjeçar në liqen të mërkurën.

Pamjet tregojnë se Rivera parkoi makinën dhe ndihmoi djalin e saj të dilte, përpara se të vazhdonte të merrte me qira varkën dhe të dilnin në liqen. Rivera dyshohet se ka vdekur pasi mendohet se ka hyrë në liqen për të bërë not.

Djali i saj Josey u gjet duke fjetur në varkë me jelekun e shpëtimit të veshur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë