Loading…

Del video e përplasjes së aeroplanit në autostradën e California para se të shpërthente

  • 10/08/2022 | 15:35

Del video e përplasjes së aeroplanit në autostradën e California para se të shpërthente

Një aeroplan i vogël e bëri një aterrim emergjent dramatik në një autostradë në shtetin e California të martën, duke e goditur një kamion para se të shpërthente e të përfshihej në flakë, transmeton Gazeta Metro.


Aeroplani u përplas në autostradën 91 në qarkun Riverside sipas policisë së California ka shkruar KTLA.

Në xhirimi shihet si aeroplani bie nga qielli dhe përplaset në mes të trafikut para se të rrëshqasë e të rrokulliset në krah duke lënë pas gjurmë të derivateve në flakë.

Piloti dhe dy pasagjerët në bord së bashku ia dolën të dalin nga aeroplani. Që të tre kishin shpëtuar pa lëndime fatmirësisht.

Autostrada ishte mbyllur për disa orë derisa autoritetet amerikane hetuan incidentin dhe larguan mbetjet duke shkaktuar vonesa të shumta në trafik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë