Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet kryesorë të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, teksa është kryefjalë e këtyre ditëve në showbiz-in shqiptar.
Djaloshi nga Shkodra ka fituar simpatinë e publikut, teksa ka tërhequr rreth vetes edhe artistë të njohur shqiptarë ku shumë persona VIP po e përkrahin duke e mbështetur mjaft shumë.
Mbrëmë shtëpisë së Big Brother iu bashkua edhe gazetari i njohur shqiptar Bledi Mane, i cili para dy jave ka lëshuar një deklaratë shumë të fortë në emisionin ‘E Diell’ në Top Channel. Ai është shprehur se Luizi ka dështuar si këngëtar e si diplomat, ndërsa ka nënvizuar se ai ka ves bixhozin.
”Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“ – ka deklaruar Bledi Mane.
Ndryshe, që kur hyri mbrëmë në shtëpi ai u mundua që ti nxjerrë fjalë pikërisht për këtë çështje duke i thënë se është shumë i mirë në bast, por Luizi deri më tani nuk është provokuar pasi Maestros i tha se dyshon që ka ardhur me mision pikërisht për të.