Loading…

Delegacioni i Kosovës në takim me BE’në për MSA’në

  • 21/03/2017 | 15:27

Delegacioni i Kosovës në takim me BE’në për MSA’në

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, po qëndron sot në Bruksel.


Ata po marrin pjesë në takimin e parë të Grupit të veçantë për normalizim, në kuadër të Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës se Kosovës.

Siç bën të ditur zyra e Tahirit, ky takim është obligim i dalë nga Marrëveshja për Stabilizim  Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së.

Aty sqarohet se në nenet 5 dhe 13-të, kjo marrëveshje parasheh zotimin e shtetit të Kosovës që të vazhdojë në angazhimin për përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimin efektiv me Misionin e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes derisa janë në fuqi.

Siç thuhet, këto angazhime përbëjnë parimet thelbësore të MSA’së në mes të Kosovës dhe BE’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë