Loading…
Delegacioni i PE’së javën e ardhshme në Prishtinë
  • 19/02/2019 | 18:17

Delegacioni i PE’së javën e ardhshme në Prishtinë

Një delegacion i Parlamentit Europian pritet që në fund të muajit të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin, transmeton Gazeta Metro.


Siç raporton tanjug, më 27 dhe 28 shkurt do qëndrojnë në Beograd, pastaj do të udhëtojnë për në Prishtinë ku do të qëndrojnë deri më 1 mars.

Parlamenti Evropian thotë se është një “mision i përbashkët” brenda të cilit delegacioni në fjalë viziton disa vende çdo vit.

Megjithëse thuhet se vizita nuk do të ketë një temë specifike, deputetët evropianë dhe zyrtarët lokalë pritet të përqëndrohen në reformat në procesin e Eurointegrimit dhe vazhdimin e një dialogu mbi normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë