Loading…

Delegatët në dy raste dje nuk votuan votëbesimin e Agim Ademit, Kryetarit të FFK-së

  • 28/01/2020 | 20:14

Delegatët në dy raste dje nuk votuan votëbesimin e Agim Ademit, Kryetarit të FFK-së

Dje është mbajtur Kuvendi Zgjedhorë i Federatës së Futbollit të Kosovës për zgjedhjen e anëtarëve te Komitetit Ekzekutiv , ky kuvend u përshkua me shumë tensione dhe parregullësi dhe zgjati më shumë se dy orë debate dhe tollovi.


Në fillim të mbledhjes së Kuvendit Agim Ademi kërkoi që të merr votëbesimin e delegatëve të Kuvendit të FFK-së, por propozimi i tij u kundërshtua ashpër nga delegatët të cilët nuk nuk pranuan që të hudhet në votim propozimi i Agim Ademit.

Sipas delegatit të KF Llapit : mandati i kryetari të FFK-së ka skaduar me 15.01.2020, dhe se është dashtë të shpallen zgjedhjet me më shumë kandidat për të pas process të rregullt zgjedhorë.

Propozimi i Agim Ademi për të marrë votëbesimin nuk kaloi, nuk u përkrahe nga delegatët e Kuvendit. Agim Ademi  qysh në fillim të Kuvendit para se të votohej për rendin e ditës  bëri përjekje që ta fuz në votim votëbesimin e tij por një gjë e tillë i dështoi. Përpjekaj e tij për të marrë votëbesimin ndodhi para se me  u kontestua mandate e se paku 12 delegatëve të Kuvendit të FFK-së  të cilët janë të punësuar në FFK dhe janë anëtarë të trupave dhe organeve statutare të FFK-së dhe përbëjnë konflikt interesi  për të marrë pjesë në Kuvendin e FFK-së dhe për të votuar për anëtarë të KE.

Kërkesa  për kontestim të mandateve ishte e bazuar në  Statutit të FFK-së neni 23, pik 7, dhe Ligjin për OJQ nenin 14, pika1, sepse  në punimet e Kuvendit dhe në process të votimit kanë marrë pjesë së paku 12 delegatë që kan konflikt interesi, marrin paga mujore dhe meditje nga FFK-ja përmes xhirollogarive bankare.

Edhe me 12 delegatët që kanë konflikt interesi Agim Ademi nuk mundi ta klaoj në votim marrjen e votëbesimi. Në dy raste në fillim dhe në fundt të punimeve të Kuvendi, shkruan ‘Fakteplus’.

Pasi që delegatët e klubeve që po kërkojnë amendamentim të Statuti lëshuan punimet e Kuvendit, Agim Ademi bëri përpjekjen e dytë që me marrë votëbesimin e Kuvendit, por as në këtë rast nuk morri përkrahjen e delagtëve edhe pse në sallën e Kuvendit më nuk ishin grupi që po konsiderohet  ‘opozitë’ e Agim Ademi.

Dështimi i Agim Ademit dje në Kuvend të FFK-së në dy raste për të marrë  votëbesim e delegatëve , vërteton qartë se Agim Ademi nuk e ka përkrahjen e mbi 70% të klubeve,  ai anëtarët e Komitetit Ekzekutiv i kaloi  me shklje të Statutit duke marrë pjesë në votim më shumë se 12  përsona pa mandat   dhe të cilët kanë konflikt interesi.

Votimi i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv u bë me votim të hapur në kundërshtim me Statutin e FFK-së  Nenin 30 Pika 1, ku saktësohet se:  Zgjedhjet për kryetarë dhe anëtarë të KE-së, sipas rregullit janë të fshehta. Ndërsa votim dje ishte i hapur dhe nuk kishte vendimarrje të Kuvendit të FFK-së për të ndryshuar procedurën e votimi.

Gjithashtu Kuvendi nuk votoi per formimin e  Komisionit për mbikqyrje të procesit të votimit i parapar me rend dite pika d. Numrimi i votave për rend ditë e bërë Agim Kastarti i cili ishte në komsionin verfikues, por që është njëri nga delgatë për të cilin u tha se ka konflikt interesi. Ka shumë dyshime se ai ka manipuluar gjatë numrimit edhe pse nuk ishte i autorizuar nga Kuvendi për një punë të tillë.

Gazeta do të ju sjellë fakte të reja me fotografi për të traguar se për votim të rendit të ditës nuk kishte vota të mjaftueshme por ato u manipuluan dhe u shtuan pasi që nuk kishte komision te votimit.

Delegatë që po kërkojn ndryshime të Stauti kanë paralajmeruar se lëndën do ta dërgojnë në Gjykatë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë