Loading…

Delet formojnë kope në formë rrathësh

  • 10/04/2021 | 11:27

Delet formojnë kope në formë rrathësh

Qindra dele kanë shkaktuar habi pasi u panë duke formuar rrathë koncentrikë në një fushë të Anglisë.


Christopher Hogg kishte dalë me biçikletë, kur e pa formën e pazakonshme të kopesë në një fushë në Rottingdean, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.Babai i një fëmije më vonë i publikoi fotografitë në Facebook, ku komentuesit e përshkruan kopenë me fjalë të ndryshme. “Duket si anije e jashtëtokësorëve”, shkroi dikush.

Në të vërtetë, kafshët i kishin formuar rrathët për shkak të vijave të mbushura me ushqim, të cilat ishin në formë rrathësh koncentrikë.

Burri që i fotografoi delet tha se fillimisht mbeti i habitur, por më pas kuptoi se delet thjesht po hanin ushqim. Kur ua tregoi fotografitë gruas dhe djalit, edhe ata shprehën shumë habi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë