Loading…

Deliu botohet edhe në Sarajevë, Mahmic: Ai është mes shkrimtarëve të rinj liderë në Europën Juglindore

  • 16/03/2020 | 20:25

Deliu botohet edhe në Sarajevë, Mahmic: Ai është mes shkrimtarëve të rinj liderë në Europën Juglindore

Në vazhdën e botimeve ndërkombëtare listës së shkrimtarit të ri shqiptar, Azem Deliu, i është shtuar edhe Sarajeva e Bosnjes. Një pjesë e romanit të fundit të autorit, ”Shënimet e krimbit Smolinski” është botuar në revistën dygjuhëshe ”Armagan” në Sarajevë, anglisht dhe boshnjakisht. Ndërkohë, në pritje është edhe varianti turqisht i këtij botimi, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka kontaktuar me drejtuesen e organizatës PRESSING, e cila njëherësh e ka realizuar këtë botim, Enesa Mahmic.

Në deklarimin e saj për gazetën tonë, shkrimtarja e njohur nuk i ka kursyer lavdet për Azem Deliun.

“Azem Deliu është një nga zërat e rinj liderë në skenën letrare të Europës Juglindore. Ai rrëshqet kaq lehtë nëpër gjuhë dhe shkruan histori interesante. E vendos fokusin në hijet e karakterit njerëzor të zhvilluar nën presionet e shoqërisë. Shkrimet e tij i takojnë traditës së Ismail Kadaresë e Kasem Trebeshinës, shkrimtarë që ishin në gjendje t’i zhvillojnë storiet e patreguara personale në rrugë që ishin influencuese ndaj lexuesit dhe mbesin ende të qasshme, kurioze, lojacake e humane. Shkrimet e Deliut do të dalin nga një hapësirë e ngjashme, duke pasur parasysh historitë e padukshme të përditshmërisë. ”

Më tutje, Mahmic e vazhdon shpjegimin për natyrën e revistës.

“Në numrin dimëror të “Armagan” kemi botuar “Smolinskin” e Azem Deliut. Gjithashtu, kemi botuar shkrimtarë të njohur e të rinj nga Kanada, SHBA-ja, Turqia, Ukraina, Korea e jugut, Malajzia, Pakistani, Egjipti, Lesotho, Cabo Verde, Kroacia, Sllovenia e Mali i Zi. Është e vështirë për shkrimtarët e rinj të botohen. Revista Armagan dëshiron t’iu japë shkrimtarëve të rinj e premtues mundësinë t’i ushtrojnë aftësitë e tyre. Në këtë kuptim, ne e shtrojmë ndihmën tonë për shkrimtarët në ardhje, në rrugën e tyre të vështirë drejt botimit në mënyrë që ta transformojmë çdo storie unike me potencial, në një libër të botueshëm.” ka shtuar më tutje Mahmic.

Azem Deliu është shkrimtar 24 vjeçar nga Skënderaj i Kosovës. Me këtë botim, ai është përkthyer, botuar e komentuar në pesë gjuhë tashmë. Është autor i romaneve “Puthësi i paligjshëm” dhe “Shënimet e krimbit Smolinski”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë