Loading…

Deliu: Brenda zyrave të Qeverisë, kriza aktuale diskutohet me humor të zi

  • 25/12/2021 | 13:16

Deliu: Brenda zyrave të Qeverisë, kriza aktuale diskutohet me humor të zi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen e saj ndaj krizës aktuale me energji elektrike, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se brenda zyreve të Qeverisë, kjo krizë po diskutohet me humor të zi.

“Kjo qasje e Kurtit dhe vartësve të tij flet se si e trajtojnë këta zyrtarë shtetërorë krizën energjetike me të cilën po përballen qytetarët. Pra, brenda zyreve të Qeverisë ku diskutohet për këtë krizë, diskutohet me gjuhë ofenduese, përbuzëse e humori të zi. Sot, kryeministri Kurti nuk po u jep përgjigje qytetarëve se si do të përballohet kjo krizë? Kurti, që fajësonte qeveritë e kaluara për çmimin e rrymës, nuk po i përgjigjet qytetarëve se çka do të bëjë që të mos shtrenjtohet energjia elektrike për 40%?”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Ndryshe tash e tri ditë, Kosova po përballet me krizë energjetike, ku reduktimet e rrymës janë më shumë se dy orë.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Deliut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë