Loading…

Deliu-Kodra: Gjuha e përdorur në mbledhjen e KQZ-së, nga Sami Kurteshi për keqardhje

  • 23/10/2021 | 16:37

Deliu-Kodra: Gjuha e përdorur në mbledhjen e KQZ-së, nga Sami Kurteshi për keqardhje

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kritikuar përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ-së, duke shtuar se gjuha e tij është për keqardhje.


Sipas saj, mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën e fiton VV-ja, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare.

Postimi i plotë:

Për keqardhje gjuha e përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e sotme të KQZ. Zgjedhjet lokale u vlerësuan si shembullore nga mekanizmat relevante ndërkombëtare dhe vëzhguesit evropian. Tentimet për njollosjen e procesit zgjedhor një javë pas organizmit të tyre, janë shqetësuese. Mendësia se zgjedhjet janë të rregullta e te mira vetëm kur fiton partia të cilën ti e përfaqëson, është mendësi e rrezikshme dhe totalitare. Kjo mendësi e njëson partinë me shtetin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë