Loading…

Deliu-Kodra për Vetëvendosjen: Shpejt edhe qytetarët do ta shohin fytyrën tuaj të vërtetë

  • 25/02/2020 | 22:51

Deliu-Kodra për Vetëvendosjen: Shpejt edhe qytetarët do ta shohin fytyrën tuaj të vërtetë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, tha se dy partnerët e koalicionit qeverisës, LVV dhe LDK, kanë qëndrime diametralisht të kundërta

“Njëri thotë që taksa nuk është çështje urgjente, derisa tjetri partner i koalicionit thotë që taksa është urgjente dhe duhet të hiqet, ashtu siç i kemi qëndrimet e kundërta të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës – njëri thotë që duhet të vendoset reciprocitetit, tjetri thotë që reciprociteti është kompleks. Unë do të doja të di a ka një harmoni mes partnereve të koalicionit sa u përket këtyre çështjeve”, tha Deliu Kodra.

“Sa ishte në opozitë, zotëri Kurti ka thënë që qeveria duhet të shkojë, taksa duhet të mbetet. Çka ka ndryshuar kaq shpejt tek Albin Kurti, i cili e ka bërë opozitarizmin në Kuvend me metodat më të rënda dhe më jodemokratike? Çka ka ndodhë… prej një Albin Kurti i cili ka thënë që Qeveria duhet të shkojë e taksa të mbetet? Përse ka ndryshuar?”, pyeti deputetja e PDK-së në Rubikon të KTV-së.

Ajo tha se interesi i LVV-së ka qenë vetëm ardhja në pushtet dhe tha se “keni abuzuar me vullnetin e qytetarëve”.

“E keni ndërruar fytyrën aq shpejt dhe unë ndiej keqardhje që shumë shpejt do ta shohin edhe qytetarët fytyrën tuaj të vërtetë”, potencoi Deliu-Kodra.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë