Loading…

Demanton Policia: Videoja nuk është në Kosovë (Video)

  • 18/01/2017 | 22:11

Demanton Policia: Videoja nuk është në Kosovë (Video)

Policia e Kosovës ka sqaruar opinionin dhe mediat rreth një video incizimi të shpërndarë në rrjete sociale dhe të transmetuar në disa media, ku shfaqen një grup policësh me sjellje brutale ndaj disa personave.

Kjo video po shfaq një grup policësh duke rrahur disa persona në një lokal nate. Në vendin tonë policët në video janë identifikuar si pjesëtarë të Njësisë Speciale, por që një gjë e tillë del të jetë e pavërtetë.

“Policia e Kosovës (PK) menjëherë ka verifikuar imazhet nga ky video incizim, dhe konstaton se njerëzit në uniforma që shihen duke ushtruar dhunë ndaj disa qytetarëve brenda në një lokal nuk janë pjesëtar të Policisë së Republikës së Kosovës. Për më tepër është e qartë se as gjuha e cila dëgjohet në video incizim nuk është gjuhë shqipe e as gjuhë e komuniteteve tjera në Republikën e Kosovës (RKS). Asnjë element i dukshëm tek njerëzit që ushtrojnë dhunë në këtë video siç janë uniforma, emblema dhe mbishkrimi institucional nuk janë dhe nuk i përkasin PK-së”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Policia sqaron poashtu se edhe nga verifikimet e kryera nuk ka asnjë ankesë ndaj zyrtarëve policor për ndonjë dhunë të ushtruar të kësaj natyre.

“Policia e Kosovës vlerëson se qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë të qartë seriozitetin, përkushtimin dhe profesionalizimin e këtij institucioni dhe besojmë fuqishëm se nuk do të bien në lajthitje të këtij video incizimi të publikuar në mënyrë tendencioze. Po ashtu i sigurojmë të gjithë qytetarët e RKS-së, se do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar që me etikë të lartë dhe integritet t’iu shërbejmë të gjithë qytetarëve të vendit”, thuhet më tutje në reagimin e Policisë.

PK konsideron se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, se zyrtarë policor të PK-së nuk janë të përfshirë në këtë video incizim të publikuar në  facebook të quajtur Një komb, i cili dyshohet të jetë në Shkup të Maqedonisë (bazuar në linkun e publikuar).

Për këtë video bëhët fjalë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë