Loading…

Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit konfirmohen si kushte për heqjen e vizave

  • 28/02/2017 | 14:01

Demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit konfirmohen si kushte për heqjen e vizave

Komiteti i Punëve të jashtme në Parlametin Europian, ka miratuar sot një raport nga nënkryetarja dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunacek, e cila lidhet me progresin e Kosovës drejt BE’së. Duke komentuar pas votimit, Ulrike Lunacek ka thënë se votimi i sotëm dërgon sinjal të fortë se e ardhmja e Kosovës së Pavarur është Bashkimi Europian.


“Votimi i sotëm e dërgon edhe një sinjal të fortë se e ardhmja e Kosovës së pavarur është në Bashkimin Europian. Kanë mbetur vetëm disa hapa për të shkuar në rrugën e liberalizimit të vizave. Ky raport i inkurajon të gjitha partitë politike në Kosovë për të vazhduar punën e tyre për Kosovën në mënyrë konstruktive dhe në frymën europiane”, ka thënë Lunacek.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Lunacek ka thënë se dy kërkesat e mbetura mund dhe duhet të përmbushen nga Kosovë shumë shpejtë; Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvend është i domosdoshëm. Dhe sigurisht, qeveria e Kosovës duhet të ofrojë dëshmi mbi dy pika referimi – historinë e bindjeve të korrupsionit në nivel të lartë dhe krimin e organizuar – të cilat kanë pasur progres të mirë, mirëpo ende duhet punuar për të siguruar përparim të mëtejmë.

“Aspektet pozitive të vitit të kaluar kanë qenë hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, dhe marrëveshja kornizë për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së”, ka thënë Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek.

Në njohjen e 27 shkurtit, pamë sërish një rritje në numrin e shteteve që janë anëtare të OKB’së dhe e kanë njohur Kosovën. Bangladeshi ishte shteti i 114 që e njohur Kosovën shtet të pavarur, vend ky që bën pjesë në 193 shtetet e OKB’së. Kjo duhet tu jap kurajë të gjithëve, sidomos atyre 5 shteteve që janë anëtare e që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Raporti thekson se njohja duhet të jetë e dobishme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe inkurajon një qasje pozitive në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

“Përveç kësaj, raporti im kërkon vazhdimin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, si dhe zbatimin e shpejtë të detyrimeve të rëna dakord sipas parimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë kuptim, zbatimi i fundit i dialogut-marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës ishte një hap përpara. Megjithatë, zbatimi i plotë ende mungon, mungon  edhe marrëveshja për Asociacionin i Komunave më Shumicë Serbe në Kosovë. Raporti kërkon gjithashtu udhëheqësit e komuniteteve Kosovë-Serbi të marrin pronësinë e plotë të vendit dhe rolin e tyre në institucionet e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Beogradi. Dërgimi i një treni nacionalist serb nga ana e Beogradit në veri të Kosovës është kritikuar ashpër”, thotë Ulrike Lunaçek.

“Raporti përfshin edhe thirrje për përparim në sundimin e ligjit dhe lirisë së medias, dhe kërkon që t’i jepet fund mosndëshkimit të sulmeve kundër gazetarëve dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë”, thotë Lunacek.

Raporti u miratua në Komisionin për Punë të Jashtme me 40 vota, 5 abstenime, 3 vota më shumë në favor shumë se në vitin 2016.

Parlamenti Evropian planifikon të votojë për raportin në seancë plenare në muajin prill.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë