Loading…

Demarkacioni mund të zgjidhet me konsensus

  • 22/11/2016 | 22:06

Demarkacioni mund të zgjidhet me konsensus

Publicisti Veton Surroi në një intervistë për Rubikon të KTV-së theksoi se cështja e demarkacionit mund të zgjidhet vetëm me konsensus.

Sipas tij, në çdo proces ku Kosova krijoj konsensus kishte sukses, gjë që duhej ta bënte edhe tani.

“Këtë çështje për herë të parë Kosova e ka proceduar pa konsensus dhe ka dështuar. Në Rambuje në kushte shumë më të vështira për Kosovën, luftë, në konfrontime politike, ndeshje bukur të ashpra, Kosova krijoi konsensus. Në Vjenë po ashtu krijoi konsensus”, ka thënë ai.

“Nuk ka pasur asnjë arsye që procesi i Brukselit të shkoj pa krijuar konsensus, pa i thirrur partitë opozita, pa kërkuar mendim prej shoqërisë civile. Ka qenë një veprim i cili e ka dëmtuar Kosovën dhe po shihet”, shtoi tutje Surroi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë