Loading…

Demarkacioni ngjallë frikë te banorët e Karaçevës

  • 05/03/2017 | 08:05

Demarkacioni ngjallë frikë te banorët e Karaçevës

Një rrugë plot kthesa që përcillet nga dy anët e saj me toka pjellore kalon përgjatë fshatrave Rogoçicë e Novosellë të Kamenicës.


Anash tabelës që tregon përfundimin e fshatit Rogoçicë, pranë një autolarjeje, një polic qëndron jashtë makinës dhe dy të tjerë brenda saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Janë vetëm një kilometër larg zonës ku as Policia e Kosovës e as KFOR-i s’kalojnë.

Rruga e Novosellës ka dy tabela të mëdha. E para tregon se 1000 metra larg prej aty është kufiri i Serbisë, teksa tjetra tregon se je 500 metra larg kufirit të Serbisë dhe duhet të kthehesh mbrapa. Tabelat janë të vendosura nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Por qarkullimi në atë rrugë vazhdon rregullisht.

Disa metra tutje në drejtim të Karaçevës shfaqet një tjetër tabelë që të jep mundësinë e vazhdimit të rrugës në të majtë, një “by pass”. Ajo rrugë është për Policinë e Kosovës dhe për KFOR-in, që rrugën kryesore nuk mund ta shkelin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë