Loading…

Demarkacioni nuk ka vdekur, mos të punohet për interesa individuale

  • 23/11/2016 | 16:04

Demarkacioni nuk ka vdekur, mos të punohet për interesa individuale

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se demarkacioni nuk është punë e vdekur por kjo çështje do të përfundojë sepse është në interes të Kosovës.

Sipas tij, deputetët që po e kundërshtojnë këtë proces duhet të punojnë për shtetin e tyre e jo për interesa individuale.

“Është në interes të Republikës së Kosovës që ne të përcaktojmë kufijtë. Demarkacioni nuk është çështje e vdekur ashtu siç lexova sot sepse shteti i Kosovës është shtet që gjallëron dhe kufijtë janë kufij që duhet të ekzistojnë sepse nuk ka shtet pa kufij prandaj këtë do të bëjmë me çdo kusht, do ta bëjmë me bindje të plotë të deputetëve se ata duhet të punojnë për shtetin e tyre jo për interesa individuale”, tha Mustafa, raporton KP.

Kryeministri i Kosovës këto komente i bëri gjatë vënies së gurthemelit për ndërtimin e objektit për Institutin e Administratës Publike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë