Loading…

Demarkacioni, pas zgjedhjeve në Drenas

  • 30/11/2016 | 08:52

Demarkacioni, pas zgjedhjeve në Drenas

Në mungesë të votave për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, Qeveria për më shumë se një vit e ka lënë këtë marrëveshje në sirtarët e saj.

Pushtetarët nuk po bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Ndërsa kohët e fundit, fokusi i partive në pushtet e me theks të veçantë i Partisë Demokratike është gara për kryetar të Drenasit e jo për Demarkacionin.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën përderisa nuk ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e koalicionit qeverisës nuk e kanë në fokusin e agjendës së tyre çështjen e Demarkacionit, por garën elektorale për kryetar të Komunës së Drenasit. Kështu gjatë ditëve të fundit zyrtarë të lartë të partive në pushtet e me theks të veçantë të PDK-së janë parë në tubime elektorale.

Zyra e kryeministrit thotë se pret që opozita ose Lista Serbe ta mbështesin Marrëveshjen e Vjenës, ndërsa opozita thotë se koalicioni qeverisës nuk është i interesuar për ta zgjidhur problemin e Demarkacionit.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se Qeveria nuk po e neglizhon çështjen e demarkacionit.

Ai ka thënë se presin që opozita ose Lista Serbe të bashkëpunojnë, ndërsa ka theksuar qëndrimin se Qeveria nuk heq dorë nga qëndrimi aktual.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë