Loading…

Demarkacioni, vitin e ardhshëm

  • 23/12/2016 | 22:43

Demarkacioni, vitin e ardhshëm

Po përfundon për këtë vit mbledhja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seanca plenare, dhe ratifikimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi po mbetet për vitin tjetër.


Prej 1 shtatorit, kur Qeveria ka kërkuar që të tërhiqej nga rendi i ditës i seancës së asaj dite, ani pse kishte marrë dritë jeshile në Kryesi të Kuvendit, deputetët nuk e kanë pasur më në duar vendimin për kufirin perëndimor të Kosovës. Arsyetimi i atëhershëm i Qeverisë ishte se “nuk është kohë e përshtatshme”. Më vonë, mazhoranca do ta pranonte se nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar demarkacionin.

Ratifikimi i demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, bashkë me rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit janë dy kushtet e fundit që BE-ja i kishte vënë Kosovës për liberalizim të vizave.

Demarakacioni ka qenë njëra ndër çështjet më të diskutuara në skenën politike në Kosovë. Opozita dhe disa deputetë të shumicës janë të bindur se nga mënyra se si është vijëzuar kufiri mes Kosovës e Malit të Zi, kjo e para humb më shumë se 8 mijë hektarë tokë. Pushteti këtë e ka cilësuar si “kauzë të rrejshme të opozitës”, duke mbetur e bindur se Kosova nuk humb asnjë pëllëmbë tokë nga kjo marrëveshje.

Qeveria sot ka krijuar një komision të ri për matjen e territorit, të cilin po ashtu e ka kundërshtuar opozita.

Marrëveshjen e kufirit për Kosovën e kishin nënshkruar Hashim Thaçi në cilësinë e ministrit të Jashtëm dhe Skënder Hyseni si ministër i Brendshëm.

Diskutime të ashpra po mbahen sonte në Kuvend për murin në Mitrovicë dhe ky do të jetë diskutimi i fundit në Kuvend për këtë vit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë