Loading…

Demolli: LDK do ta votojë ligjin për transformimin e FSK’së

  • 13/03/2017 | 15:45

Demolli: LDK do ta votojë ligjin për transformimin e FSK’së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, thotë se ai dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, do ta përkrahin Projektligjin e FSK-së, në momentin që ai do të jetë për votim në Kuvendin e Kosovës.


Demolli në një intervistë për KosovaPress tha se Projektligji për FSK-në, i cili është dorëzuar ditë më parë në Ministrinë që ai drejton, nesër do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, me opinionin që do të jap kjo Ministri për këtë Projektligj.

Demolli teksa tregon se ai së bashku me Grupin Parlamentar të LDK-së, do t’i japin përkrahje këtij Projektligji, thotë se do të ndihej mirë, që gjatë periudhës sa ai është ministër i FSK-së, të ndodh transformimi i kësaj force në ushtri të Kosovës.

Demolli tregon se ka pasur biseda me partnerët strategjikë të Kosovës, por se nuk ka marrë ndonjë vërejtje apo shqetësim nga ta, lidhur me Projektligjin për FSK-së.

“Unë kam pasur biseda, por nuk kam ndonjë vërejtje, ndonjë shqetësim në drejtim të tillë. Mirëpo çdo gjë mbetet tek iniciuesi, respektivisht tek sponzoruesi i ligjit që është Presidenca”, tha ai.

Demolli shprehet i vendosur që me apo pa pëlqimin e faktorit ndërkombëtar, ata do të jenë pro këtij Projektligji.

Projektligji për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, u iniciua ditë më parë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili i dorëzoi këtë Projektligj kryeparlamentarit Kadri Veseli

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë