Loading…

Dëmtohen karriget e kinemasë Cineplexx në Prishtinë (Foto)

  • 09/12/2016 | 18:25

Dëmtohen karriget e kinemasë Cineplexx në Prishtinë (Foto)

Janë dëmtuar me mjete të forta ulëset në sallat e kinemasë më të re të hapur ditë më parë në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Kështu kanë bërë të ditur vet menaxhuesit e kinemasë, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ku kanë bashkëngjitur edhe fotografi të cilat dëshmojnë për dëmin e shkaktuar.

“Siç mund ta shihni në këto fotografi, dikush i ka dëmtuar karriget tona me thikë gjatë periudhës së shfaqjes së filmave në kinema”, thuhet në publikimin e kinemasë.

1

Tutje, ata kanë shprehur keqardhje për këto veprime dhe kanë bërë të ditur se veprimet e tilla do të denoncohen në Policinë e Kosovës bashkë me pamjet nga kamerat e sigurisë, të vendosura nëpër sallat ku shfaqen filmat.

2

Siç shihet nga fotot, ulëset janë dëmtuar qëllimisht me mjete të forta.

3

Kinemaja Cineplexx është hapur ditë më parë në qytetin e Prishtinës. gazetametro.net

4

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë