Loading…

Dënim me burg dhe gjobë për vjedhje në ‘IT Petrol’

  • 05/11/2019 | 14:39

Dënim me burg dhe gjobë për vjedhje në ‘IT Petrol’

Gjykata e Ferizajt ka dënuar 3 persona me 9 vite e 4 muaj burg dhe 1 mijë e 300 euro gjobë për vjedhje me maska dhe nën kërcënim të thikave në pikën e derivative “IT Petrol” që gjendet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Tre persona të cilët kanë grabitur pikën e derivative “IT Petrol” e cila gjendet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë janë dënuar të hënë nga Prokurori Themelore e Ferizajt.

Ngjarja kishte ndodhur në prill të këtij viti kur 3 persona të maskuar dhe nën kërcënim të thikave kishin hyrë në marketin e “IT Petrol” dhe nga kasaforta kishin grabitur të holla në vlerë prej 740 euro duke u larguar pastaj me veturën e tipit “Audi A6” të cilën e ngiste një i mitur.

Gjykata e Ferizajt i gjeti fajtorë 3 personat, ku i akuzuari G.D. u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim dhe 500 euro gjobë, i akuzuari R.H, u dënua me 3 vite burgim dhe gjobë 400 euro, si dhe i akuzuari Ç.D. me 3 vite burgim dhe 400 euro gjobë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë