Loading…

‘Dënime me tahmin’ – Kusari kritikon vendimet e KPM’së

  • 16/06/2026 | 08:05

‘Dënime me tahmin’ – Kusari kritikon vendimet e KPM’së

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës së funksionimit të Komisionit i Pavarur i Mediave, duke vlerësuar se vendimmarrja e institucionit po krijon përshtypjen e njëanshmërisë në trajtimin e ankesave dhe në shqiptimin e gjobave ndaj mediave.


Në një deklaratë të mbrëmshme në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kusari tha se dënimet financiare të vendosura nga KPM-ja po duken që merren, sipas saj, me tahmin.

Dënimet janë me tahmin. ‘Ai ka thënë pak qashtu, jo katër mijë për besë njëri thotë janë shumë, hajt tre mijë’, dhe jepet një dënim financiar me tahmin”, deklaroi ajo.

Kusari ngriti shqetësime edhe për përbërjen aktuale të Komisionit, duke theksuar se pritjet kanë qenë që ky institucion të luante një rol më të fuqishëm në mbrojtjen e mediave dhe garantimin e pluralizmit mediatik.

“Çka po du me thënë me përbërjen aktuale të Komisionit të cilët janë aty në një kontekst kur liria e shprehjes në Kosovë në shtatë vitet e fundit ka qenë në sulm të paprecedentë. Ne kemi prit që ka me ardh një përbërje që do të sigurohej së pari të mbronte mediat nga pushtetit dhe të garantonte pluralizmin e mediave. Dhe ajo që shohim ne është shumë alarmuese”, tha ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë