Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga data 16 nëntor 2016, ka zbritur dënimet për rastet të cilave ju ka kaluar afati prej 30 ditësh nga data e regjistrimit të automjetit.
Taksat për vazhdim të regjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike që kanë kaluar afatin prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit dhe nuk janë çregjistruar, si dhe taksat për çregjistrim të automjeteve pas skadimit të afatit prej 30 ditësh janë:
Për automjetet nën 3.5t për çdo 30 ditë, nga 25€ zbret në 10 €
Për automjetet 3.5t dhe mbi 3.5t për çdo 30 ditë, nga 50 € zbret në 20 €;
Për motoçikleta për çdo 30 ditë, është përcaktuar taksa prej 5 €. /gazetametro.net