Një rast flagrant si ky përveç që ishte parë nga fillimi si një mashtrim i mundshëm për shkak të rrethanave dhe pretendimeve të aktorit Jussie Smollet po shihet edhe si fenomen i ri përfitimit të famës me viktimizim që po mundësohet nga polarizimi shoqëror amerikan. Më e keqja me këtë rast të këtij aktori gati të panjohur për shumicën e publikut amerikan ishte se ja kishte prerë mendja se do t’ia dilte me këtë mashtrim, dhe nuk ishte larg. Një pjesë e madhe e mediave dhe politikanë amerikanë, si tani presidenti Biden dhe zëvendësja e tij Harris ishin bashkëngjitur ‘zemërimit të madh’ për këtë ‘linçim modern’ siç e quanin, transmeton Gazeta Metro.
Në janar të 2019’s Jussie Smollet kishte pretenduar se ishte cak i sulmit nga në dukje mbështetës të Presidentit Donald Trump. Sulm ky homofob dhe racist. Sulmuesit e pretenduar sipas tij ishin të bardhë kishin bërtitur ‘kjo është tokë MAGA’ ishin vëllezërit Abimbola dhe Olabinjo Osundario. Vëllezërit ishin të dy afrikanë nga Nigeria dhe e njihnin aktorin Smollet para incidentit.
Ky aktori qesharak që tallen amerikanët me vite për inskenimin që bëri, pa vendim gjyqi fare madje, u dënua dje pas procesit gjyqësor. Një goditje për narracionin e ndërtuar të viktimave. Një afrikano-amerikan, homoseksual i suksesshëm u sulmua nga mbështetësit e prapambetur e racistë të Trump me kapela MAGA pasi nuk duan ta shohin përparimin në Amerikë.
Smollett kishte paguar dy shokët e tij – afrikanë përnjëmend, vëllezër imigrantë nga Nigeria – ta rrahin por jo fort siç dëshmuan në gjyq vet, t’ia lidhin një litar në qafë dhe të bërtasin ‘kjo është tokë e amerikanëve’. Ai e pranoi vet se e kishte gënjyer policinë fillimisht, se kishte ndryshuar dëshminë disa herë. Në fund akuzoi vëllezërit që i pagoi se e kishin mashtruar atë. Askush s’ia besoi këto rrena shtesë atij në gjyq, ku edhe zgjodhi të dalë dëshmitar. Gabim i madh nga ana e tij sipas ekspertëve ligjor, vetëm e inkriminoi veten më shumë.
Aq shumë zhurmë ishte bërë në mediat amerikane për këtë rast sa doli se paska bërë kjo vaki, gati të gjithë makineria e Hollywood doli me lot në sy në çdo ekran. U harxhuan hapësirat në Twitter për të shkruar kush ma i pari. Mediat tradicionale i organizuan intervista rresht Jussie heroit që mbahej aq mirë. Politikanë nga radhët e demokratëve dolën në mbështetje duke kërkuar drejtësi. Biden e Harris poashtu.
What happened today to @JussieSmollett must never be tolerated in this country. We must stand up and demand that we no longer give this hate safe harbor; that homophobia and racism have no place on our streets or in our hearts. We are with you, Jussie. https://t.co/o8ilPu68CM
— Joe Biden (@JoeBiden) January 30, 2019
.@JussieSmollett is one of the kindest, most gentle human beings I know. I’m praying for his quick recovery.
This was an attempted modern day lynching. No one should have to fear for their life because of their sexuality or color of their skin. We must confront this hate.
— Kamala Harris (@KamalaHarris) January 29, 2019
E keqja ishte se tregimi i tij ishte aq qesharak e i dyshimtë për policinë e Chicago’s sa nuk shkuan as dy a tre ditë e menjëherë nisën të rrjedhin dyshime në media. S’shkoi fort kohë e menjëherë ndryshoi edhe qasja, policia qenka raciste tash në Chicago. Fort u hidhëruan policët e Chicago sa dilnin të dhënat edhe më shpejtë disi në media. Shefi i Policisë ishte afrikano-amerikan, prokurorja ishte afrikano-amerikane, 80 për qind e Chicago votojnë demokratë, ku racizmi në këtë mes. Mbështetës të Trump në Chicago? Amerikanë ‘racist e homofobë’ që e dinë se kush është Jussie Smollet? Një aktor televizioni gati tërësisht i panjohur në një seri që s’ka publik kombëtar qenka cak i tyre?
Siç kishte thënë komediani afrikano-amerikan Dave Chappelle pa ngurrim fare e duke u tallur keq, gjithë bota u ngrit në këmbë për ta mbrojtur Jussie, vetëm afrikano-amerikanët rrinin ca të heshtur aq sa u bënë të dyshimtë. Ai u tall se po i ndihmonin Jussie me heshtjen pasi e dinin që po gënjente.
Heshtja tani e ‘luftëtarëve për të drejta’ dhe dëmi që kanë shkaktuar viktimave të mundshme të krimeve të vërteta të tilla i bën po aq fajtor sa Jussie mashtruesin është një prej opinioneve në publikun amerikan që po vërehet./gazetametro.net