Loading…

Dënohet infermierja ruse që punonte e ‘zhveshur’, zemërohen rusët

  • 22/05/2020 | 15:49

Dënohet infermierja ruse që punonte e ‘zhveshur’, zemërohen rusët

Masa disiplinore ju caktuan infermieres që u shfaq para pacientëve me koronavirus në qytetin Tula në Rusi me kostum mbrojtës të tejdukshëm ku vërehej trupi dhe të brendshmet. Ende mbetet e paqartë nëse ishte e vetëdijshme për pamjen e saj, transmeton Gazeta Metro.


Pasi u shndërrua në sensacion në internet brenda natës, infermierja nga Tula në Rusi si duket nuk e kishte kuptuar se si dukej para pacientëve.

Mediat ruse pretendojnë se gruaja e re kishte vendosur të ‘zhvishej’ pasi bënte shumë vapë me gjithë rroba dhe mantele mbrojtëse që i duhej ta mbante gjithë ditën dhe nuk e kishte kuptuar se ‘shiheshin të gjitha’.


Zyrtari rajonal shëndetësor në Rusi e qortoi infermieren, dhe kanë nisur procedurë disiplinore, me vërejtjen se ka shkelur rregullat e sjelljes në punë.

“Të punësuarit ju kujtojmë se ju duhet t’i përmbahen rregulloreve të veshjeve sanitare dhe dukjes” kishte thënë zyrtari.

Megjithëse zyrtari dhe një pjesë e publikut ishin kundër sjelljes së saj, shumica e rusëve dolën krah të infermieres, duke i dërguar porosi mbështetjeje dhe falënderimi. “I lumtë!”, “E për faktin se rrezikon jetën askush nuk brengoset e askush nuk i falënderohet!./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë