Loading…

Dënohet me kusht veteranja e rrejshme e UÇK’së

  • 29/10/2019 | 15:24

Dënohet me kusht veteranja e rrejshme e UÇK’së

Rifadije Elshani, e akuzuar për falsifikimin e dokumenteve në mënyrë që të përfitojë statusin për veterane të UÇK’së, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht nga Gjykata Thmelore në Pejë, shkruan Gazeta Metro.


Aktgjykimi u shpall pasi që e akuzuara e ka pranuar fajësinë se kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar pagë nga ky status.

Prokurorja Lumturije Vuçetaj, ka thënë se e bënë plotësimin e aktakuzës, duke propozuar që të shqiptohet dënimi plotësues për të akuzuarën, përkatësisht të bëhet publikimi i aktgjykimit.

“Publikimi i aktgjykimeve është në interes të shoqërisë dhe konsideroj që të njëjtat kanë efekt pozitiv dhe preventiv që si e pandehura ashtu edhe të tjerët mos të kryejnë vepra të kësaj natyre, e bazuar edhe në faktin që dosja e veteranëve konsiderohet si një prej çështjeve më të ndjeshme të shoqërisë tonë, andaj është më se e arsyeshme propozimi i shqiptimit të dënimit si më lartë”, ka thënë prokurorja Vuçetaj.

Pas leximit të aktakuzës, e akuzuara ka pranuar fajësinë duke thënë se kishte nevojë për të marrë atë pension.

“Unë kom dëgju që më takon kjo e drejtë për pension. Kom pas e nevojë se jom shumë nevojli, por edhe pse i kom siguru dokumentat fals, unë nuk kom përfitu asnjë të mirë materiale”, ka thënë e akuzuara.

Pranimin e fajësisë nga ana e saj, e ka aprovuar prokurorja Vuçetaj e më pas edhe nga gjyqtari Ahmet Rexhaj, i cili e ka shpallur aktgjykimin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë