Loading…

Dënohet me nga 200 euro Veseli, Haliti dhe disa deputetë tjerë

  • 21/04/2017 | 10:18

Dënohet me nga 200 euro Veseli, Haliti dhe disa deputetë tjerë

Pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për Albin Kurtin, për shkak se mungoi në seancës gjyqësore për gazin lotsjellës, janë dënuar me 200 euro gjobë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti, deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj, të cilët ishin në cilësinë e dëshmitarëve, mirëpo as këta nuk u paraqitën në këtë seancë.


Me 200 euro gjobë është dënuar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj. Kjo pasi të gjithë janë dëshmitarë në këtë proces gjyqësor dhe kanë munguar, shkruan Koha.net.

Në seancë kanë qenë deputetët Flora Brovina, Blerta Deliu Kodra dhe Nuredin Ibishi. Në seancë ka munguar edhe prokurorja Fikrije Krasniqi.

Pas seancës deputetët e akuzuar Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë thënë se kjo është bërë sepse ka zëra që Demarkacioni do të kthehet në Kuvend.

Deputetët akuzohen për përdorim të armës dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës pikërisht për shkak të kundërshtimit të demarkacionit vitin e kaluar duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvend.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë