Loading…

Dënohet reporterja që shkelmonte emigrantët

  • 14/01/2017 | 10:09

Dënohet reporterja që shkelmonte emigrantët

Një gjykatë në Hungari dha 3 vjet liri me kusht për Petra Lazlon, reporteren e cila në shtator të vitit 2015 mbushi faqet e gazetave në botë, pasi shkelmonte emigrantët që dyndeshin në kufirin serbo-hungarez.


Gjykata vendosi që ajo të dënohet për “prishje të paqes”, shkruan gazetametro.net.

Reporterja hungareze dëshmoi në gjyq me anë të një video-konference, duke thënë se veproi për vetëmbrojtje dhe se është e tmerruar pasi është kërcënuar me jetë.

tripping-migrant

Kjo reportere e një televizioni hungarez ishte pushuar nga puna pasi pengoi një refugjat, i cili po largohej nga policia me fëmijën në krah.

Petra Laszlo e televizionit N1TV- me lidhje me partinë e djathtë Jobbik, po filmonte skenën, kur pranë saj kalon një burrë me fëmijën në krah. Ajo i nxori këmbën burrit dhe e pengoi.

Televizioni lëshoi një deklaratë duke kërkuar falje për këtë sjellje, të cilën e quajti të papranueshme./gazetametro.net

tripping-migrant-1

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë