Loading…

Denzel Washington shpallet aktori i dekadës

  • 30/11/2020 | 18:14

Denzel Washington shpallet aktori i dekadës

Fituesi i çmimit Oskar, Denzel Washington është shpallur aktori më i mirë i shekullit 21, sipas New York Times, transmeton Gazeta Metro.


Lista e aktorëve më të mirë u përpilua nga kritikët e filmit Manola Dargis dhe A.O. Skot. Ata thonë se Washington, i cili fitoi një Oskar për rolin e tij në filmin triler- aksion “Train Day” të vitit 2001, doli i pari pa diskutim.

“Ne argumentuam dhe debatuam për çdo emër tjetër në listë, por nuk kishte hezitim apo debat në lidhje me të. Denzel Washington është shumë më tepër sesa një “gjigand i ekranit”. Ai është një mjeshtër i menqur dhe i ndjeshëm, me një trajnim serioz nga shkolla e vjetër dhe një prani verbuese të një ylli të filmit. Ai është një nga djemtë më të mirë të aktrimit. Denzel e bën aktrimin të duket si frymëmarrje”, thanë dy kritikët në një deklaratë.

E dyta në listë është aktorja Isabel Yper dhe vendi i tretë shkoi për Daniel Day-Lewis. Keanu Reeves është në vendin e katërt, ndërsa Nicole Kidman është në vendin e pestë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë