Loading…

Departamenti i Shtetit Amerikan: Koha për ta themeluar Asociacionin është tani

  • 31/01/2023 | 20:19

Departamenti i Shtetit Amerikan: Koha për ta themeluar Asociacionin është tani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbyllur fazën e diskutimeve e spekulimeve dhe e theksojnë qartë se presin vetëm një gjë nga Kosova, themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe nuk merren me komentime të komunikimeve të pretenduara diplomatike, transmeton Gazeta Metro.


Në një përgjigje për redaksinë serbe të Zërit të Amerikës rreth lajmit të Euronews Serbia se ambasadat e SHBA u kanë dërguar nota diplomatike ministrive të jashtme të disa shteteve të caktuara të Europës e që janë anëtare të Këshillit të Europës, ku theksohej se Washington D.C. konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës nnuk duhet vënë në agjendë të Komitetit të ministrave të Këshillit të Europës derisa të ketë marrë përsipër një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ashtu siç e kanë theksuar Këshilltari Derek Chollet dhe zëvendës i asistentit të sekretarit të shtetit Gabriel Escobar në tekstin e përbashkët dje – tani është momenti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është tani. Nuk i komentojmë komunikimet e pretenduara diplomatike” thuhet në përgjigjen e Departamentin e Shtetit Amerikan për Zërin e Amerikës.

Përndryshe, dy zyrtarët e lartë amerikanë në tekstin e përbashkët të botuar të hënën kanë theksuar se përmbushja e obligimeve të Kosovës në themelimin  e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk minon Kushtetutën e Kosovës, e as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë apo institucionet demokratike. Që të dy e kanë theksuar se “kundërshtojë posaçërisht” krijimin e çfarëdo entiteti që do t’i ngjante Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk synon që të imponojë zgjidhje. Përkundrazi, nga Kosova kërkojmë që të ofrojë vizionin e saj të Asociacionit dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizën dhe mbështetjen politike që të sigurohemi që ajo të funksionojë në interesin më të mirë për banorët e Kosovës” thuhet në tekstin e Chollet dhe Escobar.

Për themelimin e Asociacionit në një intervistë pikërisht për Zërin e Amerikës, Emisari Amerikan , Gabriel Escobar, kishte sqaruar qartë qëndrimin dhe pa mëdyshje që presin se kjo të themelohet me ose pa kryeministrin Albin Kurti, duke saktësuar se shteti i Kosovës tashmë është pajtuar për këtë./gazetametro.net

Poashtu, në një intervistë me Zërin e Amerikës asistentja e sekretarit të shtetit amerikan për Europë dhe Eur-Azi, Karen Donfried, kishte porositur se Kosova e Serbia duhet të marrin vendime të vështira, dhe se SHBA dhe BE duan që t’iu ndihmojnë në këtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë