Loading…

Depay pranë Barcelonës, nis të kërkojë shtëpi në Kataluni

  • 04/05/2021 | 14:53

Depay pranë Barcelonës, nis të kërkojë shtëpi në Kataluni

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay që është kërkesë e veçantë e trajnerit Ronald Koeman, është parë duke kërkuar shtëpi në Kataluni.


Holandezi momentalisht te Lyon shihet si një ndër qendërsulmuesit që i pëlqen Koeman dhe pritet që verës t’i bashkohet blaugransve si agjent i lirë.

Memphis është parë në Barcelonë duke kërkuar shtëpi për edicionin tjetër pranë familjes dhe shoqërisë.

Pasi kërkojë shtëpi, sulmuesi është rikthyer te Lyon me aeroplan privat, por thuhet se marrëveshja është afër të arrihet.

Agjenti i Depay ishte gjithashtu në Barcelonë në fillim të prillit për të negociuar me katalunasit dhe u takua me drejtorin Mateu Alemany.

Pos kësaj, Depay kërkohet edhe nga Juventus, Inter dhe Ateltico Madrid, por ambicia e tij mbetet të veshë fanellën e Barcelonës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë