Loading…

Depoja e municionit shkatërrohet totalisht: Goditja e radhës nga Azerbajxhani për Armeninë

  • 27/09/2020 | 21:16

Depoja e municionit shkatërrohet totalisht: Goditja e radhës nga Azerbajxhani për Armeninë

Mediat azerbajxhane kanë publikuar një moment nga konflikti me forcat armene, në kufirin e diskutueshëm mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.


Në video shihet një depo municioni që i përkiste ushtrisë armene duke u shkatërruar.

Kjo sipas medias, u konfirmua nga Shërbimi Shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.

Shpërthimet shihen qartë në video.

Pas thellimit të konfliktit, Azerbajxhani sot shpalli gjendjen e luftës në vend, dhe bëri thirrje për mobilizim ushtarak.

Përleshjet kufitare shpërthyen më herët të dielën pasi forcat armene synuan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake. Numri i viktimave nuk dihet ende.

Armenia ka provuar përsëri se është pengesa më e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë të mëparshme, duke shtuar se Turqia do të qëndrojë me Azerbajxhanin me të gjitha mjetet, transmeton Gazeta Metro.

Marrëdhëniet midis dy ish kombeve Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun e Epërm, ose rajonin e Nago-Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të KB dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE – bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SH.B.A. – u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë