Në Suharekë në filialin e një banke, janë deponuar 10 mijë e 200 franga zvicerane që dyshohet se janë të falsifikuara, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka njoftuar se dje ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një filiali bankar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, punëtor i një këmbimoreje, ka deponuar (dhjetë mijë e dyqind) 10200 franga zvicerane (51×200 kartë monedha) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti vazhdon të hetohet. /gazetametro.net