Loading…

Deputetë nga Kosova dhe Shqipëria takohen për bashkëpunim

  • 05/12/2016 | 23:27

Deputetë nga Kosova dhe Shqipëria takohen për bashkëpunim

Një delegacion nga Komisioni Parlamentar për Legjislacionin, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu kanë qenë për vizitë te nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj.

Nënkryetarja Leskaj nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Në këtë kuadër, Leskaj shprehu gatishmërinë e Kuvendit të Shqipërisë për të thelluar marrëdhëniet në të gjitha nivelet përfshirë ato mes komisioneve parlamentare si dhe në plotësimin e aspiratave të përbashkëta për integrimin Euro-Atlantik, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi i Shqipërisë.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës falënderoi nënkryetaren e Kuvendit për mbështetjen që Leskaj i ka dhënë Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, delegacioni parlamentar nga Kosova vuri theksin në nevojën e bashkëpunimit parlamentar për reformën në Drejtësi.

“Leskaj theksoi se bashkëpunimi në fushën e reformës në drejtësi është i një rëndësie madhore, pasi reforma në drejtësi është jetike për një shtet të së drejtës, demokracisë funksionale dhe luftës ndaj korrupsionit e krimit të çdo lloji”, thuhet në njoftim.

Sa i takon bashkëpunimit në kuadër të Këshillit të Europës, nënkryetarja e Kuvendit u shpreh se bashkëpunimi mes dy delegacioneve është i shkëlqyer dhe siguroi se në cilësinë e saj, si kryetare e delegacionit të Shqipërisë në KiE por edhe si Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të vazhdojë me të njëjtën frymë bashkëpunimi, ashtu si dhe në Organizata të tjera si SEECP.

Në përfundim, Leskaj theksoi se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet të jetë jo vetëm formal por të ketë një agjendë dhe bashkëpunimi më të strukturuar në të gjitha fushatat, koordinim të diplomacisë parlamentare dhe mbledhje të përbashkëta të komisioneve parlamentare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë