Loading…

Deputetët e Listës Serbe kushtëzojnë Haradinajn

  • 28/07/2017 | 12:12

Deputetët e Listës Serbe kushtëzojnë Haradinajn

Asgjë nuk po flet në të mirë të koalicionit PAN. Përveç mungesës së numrave për t’i formuar institucionet PAN-i duket se do të ketë telashe të sigurojë edhe mbështetjen e “votave të sigurta” të minoriteteve, respektivisht ato të serbëve.


Përfaqësues të Listës Serbe kanë njoftuar se ata ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë për kandidatët e PAN-it për kryeparlamentar dhe për kryeministër, shkruan “Zeri”.

Kjo ka lënë të kuptohet se Haradinaj dhe Veseli ende nuk kanë një marrëveshje përfundimtare me Listën Serbe, me ç’rast krijimi i institucioneve pa ta do të ishte i pamundur.

Ndërkohë në ditën e dytë të regjistrimit të deputetëve të legjislaturës së gjashtë deputetët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, kanë rikonfirmuar se institucionet do të bëhen shumë shpejt tani. Në anën tjetër, LVV-ja dhe LAA-ja përveçse thonë se nuk i kanë vota për PAN-in, ata kanë siguruar se nuk do ta votojnë as Veselin për kryeparlamentar nëse ai do të jetë i nominuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë