Loading…

Deputetët e opozitës gati për rrëzimin e Qeverisë: Këtë javë me mocion votëbesimi

  • 20/05/2019 | 15:50

Deputetët e opozitës gati për rrëzimin e Qeverisë: Këtë javë me mocion votëbesimi

Deputetët partive opozitare i kanë mësyer rrëzimin e Qeverisë e cila udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, kjo nismë vjen pas paralajmërimit të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa se shumë shpejt do të ketë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale, transmeton Gazeta Metro.


Mustafa ka paralajmëruar se këtë javë pritet takimi i liderëve të opozitës, kështu për një mocion votëbesimi për qeverisjen aktuale, ai ka thënë se do të ketë takim mes kryetarit të VV’së, Albin Kurti dhe atij të PSD’së, Shpend Ahmeti.

Por, opozita tani janë në kërkim të votave edhe nga deputetët e pozitës, ata madje pranojnë edhe votat nga deputetët e Listës Serbe për rrëzimin e Haradinajt.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani për Kosova Press e ka rikonfirmuar takimin e liderëve të partive opozitare brenda kësaj jave, qëllimi i të cilit tha se është intensifikimi i bashkëpunimit në mes tyre dhe koordinimin rreth përmbajtjes së mocionit për rrëzim të qeverisjes aktuale.

Deputetja e partisë opozitare më të madhe në vend, Vjosa Osmani nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit për rrëzim të qeverisë edhe me deputetët e  Listës Serbe, teksa u shpreh se ky vendim do të merret në ditët në vijim.

E shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,  Glauk Konjufca thotë se tani është koha e mocionit për rrëzim të koalicionit qeverisës PAN, dhe se kjo javë do jetë vendimtare për përpilimin e tekstit të mocionit, por jo edhe për rrëzim të koalicionit qeverisës.

Konjufca pranon se opozita nuk i ka votat për rrëzimin e Qeverisë, por thotë se ato do t’i kërkojnë edhe brenda koalicionit qeverisës.

Për rrëzimin e Qeverisë, partive opozitare duhet të sigurohen të paktën 61 vota./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë