Loading…

Deputetët e PDK’së demantojnë Delawie: Thaçi e Veseli u koordinuan me Amerikën për Ushtrinë

  • 15/03/2017 | 19:39

Deputetët e PDK’së demantojnë Delawie: Thaçi e Veseli u koordinuan me Amerikën për Ushtrinë

Pavarësisht pretendimeve të Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, nuk janë koordinuar me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri, deputetë të PDK-së thonë se Kosova duhet të bëhet me ushtri.


Madje, një pjesë e deputetëve nga radhët e po kësaj partie, demantojnë edhe deklaratën e ambasadorit Delawie, në lidhje me mos koordinimin e Thaçit dhe Veselit me SHBA-në.

Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së tha se Delawie është i obliguar të thotë një gjë të tillë, por e vërteta është ndryshe sipas Hasanit

“Nuk është e vërtetë që Thaçi e Veseli nuk kanë koordinim me SHBA-në për transformimin e FSK-së në ushtri, Delawie është i obliguar për ta thënë atë, të gjitha gjerat janë të koordinuara“, tha ai. Më tej, ai vlerësoi se nisma e Thaçit për shndërrimin e FSK-së në ushtri, duhet të përmbyllet me procedimin e projektligjit për FSK-në, që e mundëson transformimin e saj në ushtri.

“Projektligji për FSK-në duhet të dërgohet në Kuvend dhe të miratohet”, tha Hasani.

Edhe Ganimete Musliu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së tha për “Gazeta Blic” se nuk ka kthim mrapa në rrugën e transformimit të FSK-së, sipas saj çdo shtyrje apo ndryshim në këtë proces vetëm sa do ta komplikojë situatën politike në vend.

“Transformimi i FSK-së ka marrë drejtimin dhe mendoj që nuk ka kthim mbrapa. Çdo ndryshim apo shtyrje e këtij procesi veq sa do e komplikoj situatën politike dhe sigurinë në vend“, ka thënë Musliu. Ndërkaq në lidhje me deklarimet e ambasadorit Delawie, ajo ka mohuar t’i komentoj ato me arsyetimin se nuk parapelqen komentimin e deklaratave të të tjerëve.

Sipas procedurave, qeveria duhet të kthej Projektligjin në Kuvend me komentet apo rekomandimet në afatin prej një muaji. Pasi të përmbyllen procedurat e nevojshme, ai më pas vendoset për shqyrtim dhe votim në Kuvend, ndonëse pas reagimeve të para ndërkombëtare, mbetet e paqartë nëse institucionet e Kosovës do të votojnë njëanshëm themelimin e ushtrisë, pa një koordinim dhe përkrahje të plotë nga NATO.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë