Mocioni për votëbesimin e qeverisë, i iniciuar nga partitë opozitare, sot është dorëzuar në Kuvend, pasi ka arritur t’i mbledh dyzet nënshkrimet e nevojshme të deputetëve.
Për ta bërë të mundur këtë opozitës i janë dashur edhe rreth dhjetë nënshkrime të deputetëve të pozitës, pasi opozita VV-AAK-NISMA, i ka vetëm tridhjetë deputetë.
Gazeta Metro, ka arritur të mësoj edhe emrat e deputetëve nga pozita, që me nënshkrimet e tyre, kanë bërë të mundur procedimin e mocionit në Kuvend.
Në mesin e këtyre deputetëve të pozitës, janë katër nga grupi parlamentar i PDK’së, Nait Hasani, Shukri Buja, Rafet Rama dhe Raif Qela.
Këtij mocioni i kanë ndihmuar edhe deputetë nga radhët e minoriteteve, si, Jelena Bontic SL, Nenad Rasic, Danush Ademi, Kujtim Paçaku, e Emilija Redzepi.
Ky mocion tani duhet të vihet në rend dite në Kuvend më së largu pesë ditë nga sot, dhe më së afërmi dy ditë. Nëse opozita ka arritur që të sigurojë edhe vota nga pozita për rrëzim të qeverisë, atëherë qeveria Mustafa, i ka jetë më së shumti vetëm edhe pesë ditë. /gazetametro.net