Loading…

Deputetët evropianë reagojnë për shkak të Haradinajt dhe trenit

  • 20/01/2017 | 10:52

Deputetët evropianë reagojnë për shkak të Haradinajt dhe trenit

Për shkak të Haradinajt dhe trenit janë vënë 318 amendamente në projekt raportin për Serbinë në Parlamentin Evropian.


Deputetët e këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit evropian kanë paraqitur gjithsej 318 amendamente në projekt raportin mbi Serbinë. Afati për paraqitje të amendamenteve në tekst të raportuesit për Serbinë David McAllister ka kaluar më 18 janar, ndërsa numri i amendamenteve ka tejkaluar 222 amendamentet e paraqitura në projekt raportin e vitit të kaluar për Serbinë.

Në qarqet diplomatike në Bruksel theksojnë se për shkak të ngjarjeve të fundit rreth ndalimit të trenit “të stolisur” dhe arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë sipas flet arrestit serb, Serbia ishte shpesh e pranishme nëpër medie perëndimore, që pasqyroi me numër kaq të madh të amendamenteve të deputetëve evropian.

Një prej amendamenteve të cilën e kanë nënshkruar deputetët kroat në Këshillin e politikës së jashtme, bashkë me nënkryetaren e Parlamentit Evropian dhe raportuesen për Kosovën Ulrike Lunacek ka të bëjë me Ligjin serb mbi organizimin dhe autorizimin e organeve shtetërore në procedurën për kriminelë lufte, në bazë të cilit, Serbia e ka lëshuar fletë arrestin për ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Serbia zbaton konstruksionin arbitrar, të panjohur në teori dhe praktikë të drejtës penale ndërkombëtare, i cili në thelb nuk i përgjigjet parimit të autorizimit universal, apo cilit do parim të njohur me vlefshmëri territoriale të jurisprudencës penale – shkruan në amendament.

Në këtë kuptim, i bëhet thirrje Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare që të bëjnë përpjekje shtesë në zgjidhjen e këtij problemi në procesin e negociatave BE-Serbi, posaçërisht në kuadër të kapitullit 23, theksohet në amendamentin e deputetëve kroat dhe të Ulrike Lunacek./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë