Loading…

Deputetët nuk kanë interesim për të kërkuar drejtësi për Astritin

  • 20/12/2016 | 15:44

Deputetët nuk kanë interesim për të kërkuar drejtësi për Astritin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në seancën e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit, ka akuzuar Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës, se më shumë kanë qenë të angazhuar për propagandën mediale se sa në zbardhjen e rastit.

Ai, ka folur edhe për deputetë të Kuvendit të Kosovës, për të cilët tha se nuk ka interesim nga ata që të kërkohet drejtësi për Astritin.

“Deputetët nuk janë të interesuar për të kërkuar drejtësi për Astritin. Kjo për shkak se Kadri Veseli po kontrollon edhe Kuvendin, dhe për këtë arsye po pengon një seancë të kërkuar sipas shoqërisë civile”, tha ai gjatë seancës së sotme të Kuvendit.

Ymeri foli edhe për akuzat që po i drejtohen Lëvizjes Vetëvendosje se po përfiton me rastin Dehari.

“Por gabojnë sepse me drejtësi përfitojnë qytetarët e Kosovës, përveç klanit Pronto, i cili i frikësohet drejtësisë. Shumë vonë kanë dal në sipërfaqe, vepra e Kadri Veselit shumë vonë ka dal në publik edhe pse vepra e tij është që nga viti 1999”, shtoi Ymeri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë