Loading…

Deputetët vizituan Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit

  • 13/12/2016 | 16:18

Deputetët vizituan Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit

Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizituan Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, ku u priten nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha dhe Samir Krasniqi, koordinator i QKMK-së.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Hoxha i informoi anëtarët e komisionit lidhur me mekanizmat e ndërtuar në funksion të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, ndërtimin e legjislacionit primar, sekondar dhe Strategjitë Kombëtare për bashkëpunimin rajonal.

Zëvendësministri Hoxha vlerësoi se gjendja e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës është e qetë dhe e sigurt dhe nuk ka ndonjë rast që do të cenonte sigurinë e përgjithshme në vendin tonë.

Hoxha i njoftoi edhe për autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit, si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosura, zbatimin e masave në kufi lidhur me kontrabandimin me migrantë, masave anti-terror, masave anti-korrupsion.

Ai tha se QKMK funksionin 24 orë në ditë dhe në kohë reale iu përgjigjet çfarëdo thirrje të qytetarëve.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u ndanë të kënaqur për punën që po bëhet në Qendrën e Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit dhe ofruan mbështetjen e tyre për të mbështetur çfarëdo iniciative që do të përmirësonte edhe më tej këtë qendër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë